Shqip

Qendrat këshilluese për ndihmë viktimave të dhunës në St.Gallen, Appenzell AI dhe AR janë në dispozicion të të goditurve nga aktet e dhunës, familjarëve të tyre si dhe personave kujdestar.

QENDRA KËSHILLUESE PËR VIKTIMAT E DHUNËS
Kjo ofertë u drejtohet:
Meshkujve dhe femrave të cilët janë të prekur nga aktet e dhunës dhe atë veqanërisht pas lëndimeve trupore, tentimit të vrasjes, plaçkitjes dhe ndeshjeve në komunikacion; meshkujve të cilët janë të goditur nga dhuna shtëpiake apo kanë përjetuar keqëtrajtim seksual.
Oferta:
Këshillime personale nëpërmjet telefonit ose edhe personalisht në qendër, përkrahje për tejkalimin e përvojës së dhunës dhe pasojat e saj, këshilla dhe informata për qështjet psikologjike, juridike, dhe ato sociale, këshillim he përkrahje në procedurën e vuajtjes së dënimit, ndërmjetësimin e personave të ndryshëm profesional, përkrahje sa i përket të drejtës për dëmshpërblim nga sigurimet e ndryshme.

Kjo ofertë është falas dhe mund të shfrytëzohet pavarësisht nga ajo se a është ngritur aktakuza dhe pavarësisht se sa është i vjetër akti i dhunës. Punëtorët tanë i nënshtrohen detyrimisht mbajtjes së sekretit.

Plan und LogoQENDRA KËSHILLUESE PËR GRATË E GODITURA NGA DHUNA
Oferta e tillë u drejtohet:
Grave të cilat kanë përjetuar raporte seksuale të detyrueshme, të keqëtrajtuara seksualisht, të dhunuara seksualisht si dhe atyre që seksualiteti u është vjedhur që nga fëmijëria. U drejtohet grave të cilat në rrethin e vet ose në rrethin familjar kanë përjetuar dhunë fizike, psiqike dhe seksuale ose janë kërcnuar nga ish-partneri apo ish-partnerja si dhe grave të cilat kanë qenë të detyruara të merren me prostitucion.
Oferta:
Biseda këshilluese nëpërmjet telefonit ose edhe personalisht në qendrën tonë, përkrahje për tejkalimin e përvojës së dhunës dhe pasojat e saj, këshilla dhe informata për qështjet psikologjike, juridike, dhe ato sociale, këshillim dhe përkrahje në procedurën e vuajtjes së dënimit, ndërmjetësimin e personave të ndryshëm profesional.
Kjo ofertë është falas dhe mund të shfrytëzohet pavarësisht nga ajo se a është ngritur aktakuza dhe pavarësisht se sa është i vjetër akti i dhunës. Punëtorët tanë i nënshtrohen detyrimisht mbajtjes së sekretit.

DËMSHPËRBLIMI
Personat të cilët kanë pësuar dëme nga një akt kriminal dhe që mund të vërtetojnë se nga i treti (Aktori apo aktorja e krimit, Sigurimet etj) nuk kan pranuar dëmshpërblim ose fare pak dëmshpërblim, mund të bëjnë kërkesë për një dëmshpërblim të tillë.

Aplikimi përkatës duhet të bëhet për një periudhë pesë vjeçare pas veprës penale, te zyrtaret e kantonit, përndryshe kërkesa humbë validitetin. Ky afat vlen për vepra penale prej 1. Janarit 2007. Pas kësaj kohe, në favor të viktimave të ndryshme vlejnë rregulla të posaçme (psh. për fëmijë). Informata më të hollësishme për këtë mund të mirren tek qendrat për këshillimin e viktimave.

St.Gallen
Sicherheits- und Justizdepartement des Kantons St.Gallen
Oberer Graben 32
9001 St. Gallen
Gesuch um Entschädigung und/oder Genugtuung nach Opferhilfegesetz, Kanton St.Gallen

Appenzell Innerrhoden
Staatsanwaltschaft des Kantons Appenzell Innerrhoden
Unteres Ziel 20
9050 Appenzell

Appenzell Ausserrhoden
Departement Gesundheit und Soziales
Departementssekretariat
Kasernenstrasse 17
9102 Herisau
Gesuch um Entschädigung und/oder Genugtuung nach Opferhilfegesetz, Kanton Appenzell AR